Lindje E Mesme - Braverman: Izraelit I Duhet Një Koalicion I Ri Për Mundësim Të Paqes
UASHINGTON, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Një ndryshim koalicioni mund të jetë shumë i nevojshëm në Izrael për t'i hapur rrugën procesit të paqes me palestinezët, deklaroi sot një ministër izraelit në Uashington.
"Duhet të shkojmë drejt negociatave direkte me palestinezët mbi çështje thelbësore dhe shumë më tepër mbi hollësi të shumta", deklaroi në Uashington laburisti Avishai Braverman, ministër i Çështjeve minoritare në qeverinë Netanyahu.
"Dhe nëse, për një arsye apo për një tjetër, anëtarë të caktuar të koalicionit nuk janë të gatshëm ta pranojnë këtë, do të na duhet t'u bëjmë apel partive të tjera, si Kadima", u shpreh ai gjatë një takimi konference për shtyp.
Kadima është partia e qendrës së kundërshtares politike të qeverisë aktuale Tzipi Livni, ish-ministre e Jashtme.
"Kjo është në interes të shtetit të Izraelit për të përparuar me kurajo", theksoi Braverman, i cili u bëri thirrje të dy partive për një "ndryshim taktike" me qëllim tejkalimi i pengesave drejt paqes./
/i.p/