Lirimi I Të Burgosurve Politikë Një Etapë E Re Për Të Ardhmen E Kubës
MADRID, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Shtatë opozitarë kubanezë që mbërritën sot në Madrid theksuan në një komunikatë të përbashkët se lirimi i tyre nga regjimi i Havanës shënon fillimin e një etape të re për të ardhmen e Kubës.
"Kjo nënkupton fillimin e një etape të re për të ardhmen e Kubës dhe të gjithë kubanezëve'', theksuan ata në këtë komunikatë, lexuar në aeroportin e Madridit Cela nga gazetari kubanez, Julio Cesar Galvez, 65 vjeç.
''Ne shpresojmë që ata që kanë mbetur në Kuba do të gëzojnë të njëjtën liri si ne'', vijoi ai duke iu referuar të burgosurve politikë kubanezë dhe duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së kishës kubaneze në lirimin e tyre./
/ec/ a.jor.