English

Londra I Heq Shtetësinë Britanike Anna Chapman

LONDËR, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Ministria britanike e Brendshme vendosi t'i heqë shtetësinë britanike Anna Chapman, e cila bën pjesë në grupin e 10 spiunëve rusë, të cilët u dëbuan javën e kaluar nga SHBA-ja në Rusi dhe e martuar me një shtetas britanik, njoftoi sot zëdhënësi i Zyrës së shtypit. Anna Chapman duhet të ishte ndaluar të qëndronte në territorin britanik. "Ministrja e Brendshme, Theresa May ka të drejtën ti heqë pashaportën britanike qytetarëve me kombësi të dyfishtë dhe më pas t'i ndalojë të qëndrojnë në territorin britanik nëse ajo e konsideron, se një masë e tillë është e favorshme në interes të vendit'', deklaroi zëdhënësi. Anna Kushçenko, 28 vjeç, u martua në vitin 2001 me një qytetar britanik, Alex Chapman. Çifti u divorcua në vitin 2006. Ajo kishte punuar në Londër për disa vite para se të vendosej në SHBA duke mbajtur mbiemrin e bashkëshortit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE