Londra Konfirmon Vdekjen E Tre Ushtarëve Të Tradhëtuar Nga Një Ushtar Afgan
LONDËR, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Qeveria britanike konfirmoi sot vdekjen e tre prej ushtarëve të saj në jug të Afganistanit, tradhëtuar nga një ushtar afgan, i cili hapi zjarr gjatë një sulmi kundër trupave të forcave ndërkombëtare të NATO-s në Afganistan. (ISAF).
Ministri i Mbrojtjes, Liam Fox e denoncoi këtë akt si një veprim i dobët dhe që do të bëhet objekt i një hetimi të thellë nga ISAF dhe ushtria afgane.
"Forcat britanike dhe të ISAF kanë bashkëpunuar ngushtë me afganët dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë me vendosmëri'', shtoi ai./
/ec/ a.jor.