Lushnje: Vetëvritet Me Armë Zjarri 57 Vjeçari
TIRANË, 13 Korrik /ATSH / - Një 57-vjeçar nga fshati Binaj i komunës Kolonjë në Lushnje i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme, duke u vetëvrarë me armë zjarri.
Burime zyrtare nga Policia e lokale, bënë të ditur të martën për ATSH-në, se "ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bitaj të komunës Kolonjë në Lushnje, ku 57-vjeçari Nazif Shala ka vrarë veten me armë zjarri".
Policia e mbërritur në vendngjarje sqaron se ende nuk dihen motivet për të cilat 57 vjeçari vendosi t'i japë fund jetës, ndërsa grupi hetimor, i mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve./m.sh//n.m/