English

Mjaft, udhëtim në Evropë për studentët më të mirë

Tiranë, 13 korrik, NOA – Për të katërtin vit radhazi, Lëvizja Mjaft, me mbështetjen e Fondacionit Robert Bosch dhe të ambasadës gjermane në Tiranë, ka bërë të mundur udhëtimin në Evropë për disa prej studentët më të mirë të universiteteve tona.

“Ky projekt paraqet një përpjekje reale për të materializuar atë çka sot 20 vjet mbetet ëndrra e çdo shqiptari dhe pika e parë në platformën elektorale të çdo partie politike - lëvizja e lirë në hapësirën Shengen”, pohojnë drejtuesit e Mjaft-it.

Sipas tyre, kjo nismë paraqet rëndësi, pasi i bën më të mirët e studentëve shqiptarë, përfaqësues të vlerave të komunikimit dhe mirëkuptimit, ironikisht si për të kompensuar dështimin e politikës shqiptare në dyert e Evropës.

“Eshtë momenti që klasa politike shqiptare të mos jetë vetëm justifikuese për dështimet e saj, duke e kërkuar liberalizimin e vizave si favor nga Komuniteti Evropian, por të marrë përsipër përgjegjësitë e saj për zgjidhjen e staniacionit politik në vend si edhe garantimin e të drejtës qytetare të lëvizjes së lirë për shtetasit e saj”, thuhet më tej në deklaratën e Mjaft-it.

n.e/NOA

KOMENTE