Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
SHTINË, 13 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
ZYRA NË VERI, CAK I EKSTREMISTËVE SERBË - Burime të gazetës brenda Policisë kanë bërë të ditur se Inteligjenca ka sinjale të qarta se Zyra e Qeverisë në Lagjen e Boshnjakëve mund të sulmohet nga elementë ekstremistë serbë të lidhur me strukturat e MPB-së të Serbisë
Tituj të tjerë:
Serbët ia shpëtuan kolltukun Fatmir Sejdiut
Thaçi: Tadiqi t'i kërkojë falje edhe Kosovës
Njohja e Kosovës nuk është e drejtuar kundër Serbisë
Enver Hoxha: Autonomi për Kosovën, jo Republikë
Ekspertët kontestojnë "sukseset" e presidentit
S'ka fajtor për zjarrin në kadastrin e Prizrenit
PTK-ja rrezikon të humbasë licencën në Shqipëri
Foto lajmi:
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka identifikuar politikën destruktive të Serbisë si problemin kryesor të Kosovës, ndërsa ka hedhur poshtë çdo mundësi që bisedimet me Beogradin të bëhen për status apo ndarje të Kosovës.
"Express"
OPSIONET PËR ZGJEDHJE - Partitë politike kanë filluar diskutimet për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet. Grupi për Reformën Elektorale është mbledhur të hënën. Në një takim me mospajtime të shumta mes pozitës dhe opozitës, janë hedhur disa propozime. Në tavolinë ka opsione për shuarjen e KZAP-it, për heqjen e votave me kusht, për mbylljen e listave zgjedhore, si dhe për shtimin e zonave elektorale.
Tituj të tjerë:
Fjalimi i ndarjes - Presidenti Sejdiu kreu obligimin e tij kushtetues, duke mbajtur fjalimin vjetor para Kuvendit të Republikës së Kosovës. Shumë deputetë e lëshuan sallën në momentin kur Presidenti shkoi pranë foltores. Përfaqësuesit e opozitës thanë se nuk mund t'i dëgjojnë fjalët e atij që është bërë symbol i shkeljes së Kushtetutës.
Para bisedimeve, kërkimfalje nga Tadiçi - Kryeminsitri Hashim Thaçi thotë se Kosova do të bisedojë me Serbinë për çështje teknike, por Presidenti serb Boris Tadiç duhet paraprakisht të përkulet para viktimave të luftës në Kosovë dhe të kërkojë falje ashtu siç bëri në Srebrenicë.
Koment - Mbi heronjtë dhe tradhtarët
"Tribuna shqiptare"
KRITIKA QEVERISË - Presidenti Sejdiu mbajti fjalimin vjetor para Parlamentit - Luftimi i korrupsionit nga organet e drejtësisë nuk bën të mbetet vetëm slogan, mirëpo duhet të vendosen mekanizmat që e luftojnë korrupsionin në çdo nivel.
Tituj të tjerë:
Tiranë - Të konkretizohet rezoluta e PE-së - Kryeministri Berisha deklaroi se kryetarët e grupeve parlamentare duhet të diskutojnë për konkretizimin e rezolutës së PE-së.
Prishtinë - Rezultate pragmatike - Qeveria dhe EULEX-i zotohen për punë maksimale për ta arritur qëllimin për sundimin e rendit dhe të ligjit.
Shkup - Maqedonia trembet më shumë - Analistët vlerësojnë se Maqedonia do ta pësojë më shumë nga ndarja eventuale e Kosovës.
ICO kërkon maturi politike
Lëvizja "Vetëvendosje" i përjashton "Ahtisarianët" nga koncepti i saj - Kushtet e "Vetëvendosjes"
"Bota Sot"
QEVERIA PA STRATEGJI PAS GJND-së - Flasin shumë e punojnë pak
Tituj të tjerë:
Secili zot në shtëpinë e vet, nuk kemi tokë për t'i falur askujt! - Fjalimi vjetor i presidentit Sejdiu
Identifikimi i kufomave në varrezën masive në Serbi kërkon kohë
Thaçi: Tadiqi t'u përkulet viktimave të gjenocidit serb në Kosovë
Mentaliteti i robit
Roli i pazëvendësueshëm i shoqërisë civile - Editoriali
"Epoka e Re"
MITROVICA NË PRITJE - Të mirëseardhura njësitë speciale të policisë
Tituj të tjerë:
Asnjë pëllëmbë - S'kemi tokë për të falur; Serbia të heqë dorë nga politika hegjemoniste (Fjalimi i Presidentit Sejdiu në Kuvend)
Thaçi, Tadiqit: Duhet të kërkosh falje për vrasjet në Kosovë
Erdogan: Njohja e Kosovës s'është e drejtuar kundër Serbisë
Lavdërime dhe kritika për Sejdiun
"Kosova Sot"
LARGOHEN TRE GJYQTARËT E MBETUR NGA MOSEMËRIMI NË GJYKATËN SUPREME
Tituj të tjerë:
"Kosova e Re", fituesi në 2011-n
S'kemi tokë për të falur
Thaçi i kërkon Tadiqit të përulet para viktimave në Kosovë
Editoriali - Kërkimfalja e munguar dhe apeli nga Prishtina
"Zëri"
SECILI ZOT NË SHTËPI TË VET - Fjalimin e Sejdiut para Parlamentit e braktisi një pjesë e opozitës, duke kontestuar postet e tij të dyfishta
Tituj të tjerë:
Tadiq t'i kërkojë falje popullit të Kosovës
Të përkushtuar për sundim të ligjit
OCO fton Kosovën e Serbinë për maturi
Editoriali - Oktapodi në Kosovë!
Lëshohet nga spitali Petar Miletiq - Deputeti i Kuvendit të Kosovës, i plagosur para një jave në pjesën veriore të Mitrovicës.
"Lajm"
"KOMBI KOSOVAR" NË PRESIDENCË! - Presidenti i Kosovës e mbron zyrtarisht idenë e "kombit kosovar" - Deputetë të ndryshëm thonë se "kombi kosovar" është i papranueshëm, ndërsa e kritikojnë atë çfarë është shkruar në ueb-faqen e Presidentit. Aktivistë të "Vetëvendosjes" nuk habiten fort nga këto "turpe". Kushtetuta nuk e njeh kategorinë "komb kosovar", të cilën e përdor presidenti Sejdiu
Tituj të tjerë:
Miratohen pesë projektligje, të cilat u hapin rrugë donacioneve - Përfitohen 316 milionë euro
Kryeqyteti në kolaps
Miss Shqipëria që lexon Shekspirin dhe Kadarenë
"Infopress"
JO POLITIKA NË ARSIM - Presidenti Fatmir Sejdiu ka mbajtur fjalimin vjetor në Kuvend
Tituj të tjerë:
Të vendoset rendi në veri
Serbia do negociata të reja
Merr fund statuskuoja minerare
Qeveria pa plan për bisedime
Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës
/s.s./