English

Pjata e sushit që kushton 2 mijë euro

Japoni, 14 korrik NOA - Opsione të reja për kuzhinën luksoze. Tashmë një pjatë sushi mund të kushtojë 2 mijë euro dhe përbërësit e saj janë në mënyrë unike.

Kjo pjatë vjen nga kuzhina japoneze dhe është ideja e shefit të kuzhinës nga Filipinet Angelito Araneta i cili krijoi këtë gjellë në një restorant në Manila.

Sushi është i mbështjellur me ar dhe i zbukuruar me diamante 24 karat ku në sajë të këtij dekorimi të veçantë pjata kushton 2 mijë euro.

Pjata është e pasur në çdo kuptim të fjalës, ajo sugjerohet nga kuzhinieri për ata që dëshirojnë të lënë përshtypje gjatë një takim, ose kërkon një mënyrë të paharrueshme për të deklaruar martesën.

Araneta nuk është i ri në këto ekskursione të kuzhinë luksoze, pasi kujtojmë se kohët e fundit ai krijoji një byrek me çokollatë të dekoruar me diamante dhe të mbuluara në fletë ari.

r. b/NOA

KOMENTE