English

Presidenti Topi Dekreton Shpalljen E Dy Ligjeve

TIRANË, 13 Korrik/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi sot shpalljen e ligjit "Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8290, datë 24.02.1998 "Për përdorimin e armëve të zjarrit". Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, në mbështetje të Kushtetutës, Kreu i Shtetit dekretoi shpalljen e ligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare "Për përgjegjësinë civile dhe dëmshpërblimin për dëmet, në lidhje me transportin e lëndëve të rrezikshme dhe helmuese përmes detit, 1996"./m.m//a.ke/
KOMENTE