English

Presidenti Topi Fton Mbretin E Spanjës, Huan Karlos, Të Vizitojë Shqipërinë

- Topi pati sot një komunikim zyrtar me Madhërinë e Tij, Huan Karlos - TIRANË, 13 Korrik/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pati sot një komunikim zyrtar me Mbretin e Spanjës, Madhërinë e Tij, Huan Karlos, gjatë të cilit Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi ndihmesën dhe mbështetjen e çmuar e të vazhdueshme spanjolle për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Drejtoria e Informimit e Presidencës bëri të ditur se gjatë këtij komunikimi, Presidenti Topi e ftoi Madhërinë e Tij së bashku me Lartësinë e Saj, Mbretëreshën Sofia, që të zhvillojnë një vizitë zyrtare në vendin tonë. Madhëria e Tij, Huan Karlosi, e pranoi me shumë kënaqësi ftesën për vizitë, e cila do të realizohet në një të ardhme jo shumë të largët. "Jam i bindur që kjo vizitë në vendin tuaj të bukur do të jetë një mundësi e mirë për të forcuar akoma edhe më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera dhe lidhjet e ngushta të miqësisë që bashkojnë dy popujt tanë, ashtu si edhe për të përparuar në rrugën që Shqipëria ka ndërmarrë drejt Evropës, rrugë të cilën, siç e dini, Spanja e mbështet plotësisht", u shpreh Mbreti i Spanjës, Huan Karlosi. /a.s/s.s./
KOMENTE