English

Ps: Qeveria E Ka Zhytur Vendin Në Krizë

TIRANË, 13 Korrik/ATSH/.- Partia Socialiste (PS) ripërsëriti sot akuzat ndaj qeverisë se ajo është përgjegjëse për krizën ku është zhytur vendi. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PS-së, Ilir Beqja tha sot "më në fund Sali Berisha është i shtrënguar të pranojë se ekonomia e vendit është në krizë. Por, ende nuk ka guximin të pranojë se është ai përgjegjësi kryesor për këtë krizë dhe nuk ka as guximin t'u kërkojë falje shqiptarëve". Sipas tij, "Berisha flet për mijëra biznese të reja, por fitimet e kompanive janë më pak se vitin e kaluar. Ai thotë se është rritur me 7% kredia për ekonominë, por nuk thotë se sa është efekti i nënçmimit të lekut ndaj euros dhe dollarit, se janë rritur vetëm kreditë afatshkurtra për kapital qarkullues dhe se kreditë afatmesme e afatgjata janë pakësuar, se kreditë e këqija kanë arritur rekordin e 12 %"./a.s//a.ke/
KOMENTE