Shkodër, 13 Korrik, NOA – Vetëm brenda një jave, policët rrugorë të qytetit të Shkodrës kanë vendosur 715 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve, sikundër kanë bllokuar edhe 48 motoçikleta.
Lajmi raportohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke bërë me dije se të tilla masa janë marrë në kuadrin e ndërmarrjes së një aksioni me qëllim rregullimin e qarkullimit rrugor në qytetin verior si edhe përballimin e fluksit të mjeteve gjatë sezonit turistik.
Por edhe punës që po bëhet për ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve, për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për pajisjen e tyre me dokumentacionin përkatës si dhe për zbatimin e urdhrit të bashkisë së Shkodrës mbi përcaktimin e vend-qëndrimeve të transportit të udhëtarëve, me qëllim eliminimin e konkurrencës së pandershme.
n.e/NOA