English

Rusia i dërgon një satelit SHBA-së

Rusi, 13 Korrik NOA - Rusia ka nisur një satelit të telekomunikacionit SHBA nga Kosmodromi Baikonur në Kazakistan. Lajmi është njoftuar nga Qendra Hapësinore Ruse e Khrunichev dhe operatori ILS.

Një raketë ruse proton-M, që transportonte satelitin EchoStar XV, është nisur ditën e djeshme në mbrëmje dhe pas një udhëtim prej nëntë orësh e 13 minutash ka paraqitur me sukses një satelit në orbitë.

Sateliti do t’i shërbejë në veçanti një operatori në SHBA për televizionin me pagesë të Dish Network.

r.b/NOA

KOMENTE