Shkup, 13 Korrik, NOA/ Çerçiz Loloçi - Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë me rastin e festës së Blirit, nderoi me çmimin vjetor “Skeptri i letërsisë 2010” poetin shqiptar Sadik Bejko dhe atë maqedonas, Risto Lazarov.
Në sallën e rezidencës së shoqatës së shkrimtarëve në Shkup, u zhvillua një ceremoni e veçantë ku morën pjesë shkrimtarw, artistw, përfaqësues nga bota akademike, kulturore, universitarë etj.
Merrte pjesë gjithashtu ambasadori shqiptar në Maqedoni Arben Çeku, kryebashkiaku i Shkupit Koce Trojanov, kryetari i shoqatës së shkrimtarëve Rade Silijan, shkrimtarët e njohur Ali Aliu, Resul Shabani dhe Nihas Sopaj.
Ceremoninë e çeli Hristo Petrevski, shkrimtar, kryetar i festës së blirit. Në këtë veprimtari u paraqitën librat me poezi në tri gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht.
Secili autor përfaqësohej me 30 krijime poetike. Përkthimi maqedonisht për poetin Sadik Bejko u bë nga poeti Resul Shabani.
Kryetari i bashkisë së Shkupit nderoi poetin shqiptar me medaljen "Sadik Bejko, poet - nderi i Shkupit", kryetari i shkrimtarëve u dorëzoi poetëve Bejko dhe Lazarov “Skeptri i letërsisë 2010”, që ishte një shkop druri me zbukurime.
Pjesëmarrësit në takim dhanë konsiderata dhe vlerësime për dy poetët fitues të çmimit vjetor. Akademik Ali Aliu mbajti një ligjëratë për poezinë e Bejkos, e cila u botua në gazetën shqip “Koha” që del në Maqedoni, ndërsa një akademike maqedonase foli për poezinë e Lazarovit.
Poetët Bejko dhe Lazarov recituan secili nga një poezi prej librit të promovuar si dhe mbajtën nga një ese, përgatitur enkas me rastin e dhënies së cmimit. Dreka vazhdoi me recitime nga poetët pjesëmarrës. Më poshtë eseja e poetit Sadik Bejko.
ç.l/n.e/NOA