Shba - Instalim I Një Hinke Të Re Për Mbledhjen E Naftës Në Gjirin E Meksikës
UASHINGTON, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Grupi energjetik britanik i ''British Petrolium'' instaloi me sukses natën e kaluar një hinkë të re mbi burimin e pusit të naftës të shkatërruar, që po ndot detin e Gjirit të Meksikës, që do të mundësojë mbledhjen integrale të naftës së papërpunuar që derdhet në ujë që prej 13 javëve, sipas pamjeve filmike të shfaqura drejtpërdrejt në televizione./
/i.p/