English

Shba: Lirimi I Të Burgosurve Politikë Kubanezë Një Ngjarje Pozitive

UASHINGTON, 13 korrik /ATSH-AFP/ - SHBA-ja përshëndeti sot Spanjën dhe kishën katolike kubaneze pas lirimit të shtatë të burgosurve politikë kubanez duke e cilësuar si një ngjarje pozitive, sipas Departamentit të Shtetit. "SHBA-ja do të vazhdojë të kërkojë lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë të burgosurve politikë, por kjo është një ngjarje pozitive që shpresojmë se do të shënojë një përparim drejt respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Kuba'', theksoi në një komunikatë zëdhënësi Philip Crowley. "Të gjithë të burgosurit do të lirohen dhe do të zgjedhin nëse dëshirojnë të qendrojnë në Kubë apo në ndonjë vend tjetër'', shtoi ai./ /ec/ a.jor.
KOMENTE