Uashington, 13 Korrik, NOA – Pas katastrofës humanitare dhe mjedisore që shkaktoi në Gjirin e Meksikës derdhja e pakontrolluar e naftës, qeveria amerikane ka marrë një vendim për vendosjen e një moratoriumi të ri për shpimet në thellësi të detit me qëllim nxjerrjen e naftës.
Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Ken Salazar, në Uashington, sipas të cilit, moratoriumi do të zgjatë deri më 30 nëntor dhe vlen për të gjitha llojet e shpimeve që bëhen në det për të kërkuar naftë.
Qeveria amerikane e ka komentuar këtë masë si të domosdoshme, me qëllim që të evitohen të gjitha rreziqet për përsëritjen e një rasti të tillë.
Derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës, përbën një katastrofë të vërtetë, nga ndjekja e së cilës kompania britanike naftë-nxjerrëse “British Petrolium” ka harxhuar deri tani miliarda dollarë.
Ndërsa nga ana e qeverisë amerikane kundrejt kësaj kompanie ka një trysni të madhe për ta zgjidhur sa më parë problemin e lindur.
n.e/NOA