Shba - Një Tjetër Republikane Mbështet Reformën Financiare Të Demokratëve
NJU JORK, 13 korrik /ATSH-ANSA/ - Demokratët amerikanë po vazhdojnë të garantojnë gjithmonë e më shumë mbështetje për reformën e tyre financiare në Senat.
Në fakt, pas mbështetjes së republikanit Scott Brown, në favor të reformës është shprehur zyrtarisht edhe senatorja republikane Olympia Snowe.
Dy votat pro të partisë kundërshtare duket se i garantojnë demokratëve 60 votat e nevojshme për të zhbllokuar çdo tentativë për modifikimin e projektligjit që është miratuar nga Dhoma e ulët. Votimi i ligjit në Senat mund të kryhet edhe brenda kësaj jave, duke hapur rrugën për një sukses të dytë të rëndësishëm për presidentin Barak Obama pas reformës së shëndetësisë.
/e.v/