Shba - Obama Prezanton Planin E Parë Kombëtar Për Luftën Kundër Sida-S
UASHINGTON, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama ndërmori sot një plan lufte kundër SIDA-s, e para shtrirje kombëtare kundër kësaj sëmundjeje destinuar për parandalimin e infeksioneve të reja dhe përmirësimit shëndetësor të personave të prekur nga ky virus.
''Objektivi i këtij plani është të ulim në këto pesë vjet me 25 për qind numrin e përvitshëm të të infektuarve të rinj nga ky virus. Personat e prekur nga virusi, cilado qoftë mosha e tyre, gjinia, raca, orientimi i tyre seksual ose niveli i burimeve do të kenë një akses krejtësisht të lirë për përkujdesjen e tyre të një cilësie të lartë duke mundësuar rritjen e jetëgjatësisë '', nënvizon dokumenti.
''Rreth 56 000 amerikanë infektohen çdo vit dhe rreth 1,1 milionë jetojnë me virusin e
SIDA-s'', sipas shifrave të qeverisë./
/ec/ a.jor.