English

Sherr në Këshillin Bashkiak për buxhetin, PD: Po fshihen fondet e vërteta

Tiranë, 13 korrik, NOA – Diskutimi i buxhetit 2010 si edhe i projektit të ndërtimit të “Unazës së madhe” në kryeqytet në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar si përherë me debate mes këshilltarëve të përkatësisë së ndryshme politike.

Duke prezantuar këtë projekt, nënkryetarja e bashkisë, Albana Dhimitri ka deklaruar se ky projekt është gati, por se sipas saj, qenka qeveria ajo që po e pengon, duke mos kryer shpronësimet.

Por menjëherë kanë reaguar këshilltarët e djathtë, të përfaqësuar nga Ferdinand Poni, sipas të cilit, Unaza nuk duhet të jetë brenda qytetit. Sipas tij, në projekt-buxhetin e paraqitur nga Bashkia e Tiranës për pjesën e dytë të vitit 2010, mungon shuma e fituar prej saj nga ALUIZNI, si edhe ajo e mbetur nga viti 2009, e cila në mënyrë automatike transportohet në vitin e ardhshëm.

Edhe kryetari i këshillit bashkiak, Sokol Dervishaj, e ka cilësuar buxhetin e vitit 2010 si teorik e aspak real, duke kërkuar kështu edhe një tabelë të plotë të taksave.

Ai ka lënë të kuptohet nga deklaratat e tij, se buxheti i Bashkisë së Tiranës, nuk ka për t’u miratuar nëse nuk jepen këto informacione. Por menjëherë ndaj të tilla akuzave ka reaguar këshilltarja Adriana Berberi, sipas të cilës, Partia Demokratike duhet të vijë në mbledhje me sugjerime për buxhetin dhe të mos e kthejë në debat politik këtë çështje ...(vijon).

n.e/NOA

KOMENTE