English

Shkoder: Bllokohen 48 Motocikleta Te Paligjshme

SHKODËR, 13 Korrik/ATSH-G. Marku/- Policia e Shkodres gjate javes se fundit ka bllokuar 48 motoçikleta te paligjshme dhe ka vene 485.000 lekë gjoba per shkelesit e ligjit, me synim, normalizimin e qarkullimit rrugor. Burime zyrtare nga policia e Shkodres bene te ditur per ATSH-ne se aksioni eshte ndermarre me organizimin e sektorit të Qarkullimit Rrugor nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër dhe asaj Bashkiake për normalizimin e qarkullimit rrugor në qytet. Përqëndrimi i punës së efektivave ishte ndaj motoçikletave pa dokumentacionin përkatës dhe jashtë kushteve teknike, përdorimi i të cilave ka krijuar jo pak probleme për banorët. Vemendje po tregohet per mbajtjen nen kontroll te fluksit të automjeteve gjatë sezonit turistik, ndërgjegjësimin e drejtuesve të tyre për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, etj. /a.ke/
KOMENTE