English

Shkoder: "Madonnina Del Grappa", Edhe Nje Shtepi Sociale Per Vajzat Ne Nevoje

E SHKODËR, 13 Korrik/ATSH-G. Marku/- Shoqata "Madonnina del Grappa" ka hapur nje tjetër shtëpi sociale për vajzat në nevojë në qytetin e Shkodës me financimet e saj. Në dispozicion të një grupi vajzash që paraqiten me probleme sociale, Qëndra ndodhet jo shumë larg katedrales së qytetit të Shkodrës, prane me të tjerat të ngritura më parë nga kjo shoqatë vitet e mëparshme. Diana Lekaj, punonjëse sociale, thote për ATSH-në se "e gjitha kjo është vepër e don Carlo Zaggero, atij që me pasionin dhe vetmohimin e një njeriu të përkushtuar pas njerëzve në nevojë, ka kontribuar shumë me "Madonnina del Grappa" në Shkodër dhe rajonin verior në përgjithësi gjatë viteve të demokracisë. Shtëpia e re administrohet nga motrat Ravasco të "Madonnina del Grappa", ku aktualisht janë sistemuar 13 vajza të shtëpisë së fëmijës, që kanë kryer ciklin e trajtimit në institucionet e mëparshme shtetërore. Lekaj shton se shtëpia u ndërtua falë mbështetjes së Institutit Ravasco të "Madonnina del Grappa" dhe projektit "Minori", me financim të rajonit të Emilia Romagna në Itali dhe zbatuar nga Bashkia e Shkodrës. Drejtuesit e qëndrës, motrat Ravasco dhe Fabrizio Nocchi, administrator i shoqatës "Madonnina del Grappa" në Shqipëri, e kanë trajnuar stafin e shërbimit duke përfshirë dhe bashkëpunimin me pedagogë të fushës sociale vendas dhe të huaj. /a.ke/
KOMENTE