English

Shoferi i huaj i fondacionit fetar shtyp me makinë nënën me fëmijën

Korçë, 13 Korrik, NOA – Shoferi i një fondacioni fetar në Korçë, ndërsa drejtonte automjetin e tij ka shkaktuar një aksident të rëndë rrugor, duke plagosur dy kalimtarë, të cilët figurojnë në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet e policisë së Korçës, sipas të cilave, autori i këtij aksidenti është Keli Daniel 42 vjeç, lindur në Santa-Lusia, drejtues i fondacionit “Qendra Adhurimi Evangjelistik” në Korçë.

Mësohet se ai ndërsa ishte duke drejtuar mjetin e tij me targa KO 3809B në unazën e qytetit, konkretisht në lagjen 17 të Korçës, ka aksidentuar 25-vjeçarin B.Beshiri dhe F.Beshiri, vetëm 3 vjeç.

Këta të dy, nënë e bir, ishin kalimtarë të rastësishëm në rrugë gjatë atyre momenteve dhe aktualisht, ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.

Ndërsa ndaj të huajit të ndaluar tashmë nga forcat policore, rëndon vepra penale e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

Materialet për këtë ngjarje të rëndë do t’i kalojnë prokurorisë për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE