English

Sport: Futboll - Braziliani Marcos Bakita Ne Krye Te Seleksionit Te Libise

TIRANE, 13 Korrik/ATSH-AFP/. - Braziliani Marcos Bakita ka nenshkruar nje kontrate per kater vjet per te drejtuar seleksionin e Libise ne futboll, beri te ditur te marten federata vendase (FLF). Bakita, 52 vjeç, i cili zevendesoi serbin Branko Ivankovic, ka per mision drejtimin e seleksionit libian ne fazen finale te Kupes se Afrikes (CAN-2012), qe do te zhvillohet ne Guinenë Ekuatoriale dhe ne Gabon, beri te ditur FLF. Marcos Bakita ka drejtuar klube te ndryshme braziliane, si dhe seleksionet braziliane te U-17 dhe U-20 vjeç. Ai gjithashtu ka drejtuar seleksionin dhe klubin Al-Hilal ne Arabine Sauidite si dhe ekipet Al-Gharrafa dhe Rayan te Katarit. /a.ke/
KOMENTE