Sport-Futboll/Dinamo Drejt Moldavisë Me Objektiv Kualifikimin
N
TIRANË, 13 Korrik /ATSH - Gjergji Mima/ - Dinamo do të sfidojë nesër kampionen e Moldavisë, Sherif Tiraspol, për turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve. Në turin e dytë, ku merr pjesë edhe kampionia e Shqipërisë, Dinamo, janë 34 çifte skuadrash. Ndeshja e parë do të luhet në Moldavi (14 korrik), ndërsa ajo e kthimit në Tiranë (20 korrik).
Luis Manuel Blanko, trajneri argjentinas i kampionëve në fuqi të Shqipërisë, Dinamos, ka deklaruar se ka ardhur për të realizuar objektiva të mëdha.
Dinamo dështoi në edicionin 2008-2009, kur me argjentinasin Marcelo Havier Zuleta në pankinë u eliminua nga kampionia e Bosnjës, Modrica.
Trajneri i ri i argjentinas i Dinamos, Luis Manuel Blanko, tha se synon kalimin e tyrit të dytë eliminator të Ligës së Kampioneve.
"Dua titullin e 19-të, Kupën e Shqipërisë (Dinamos i mungon nga viti 2003) dhe kualifikim në Ligën e Kampionëve, duke kaluar fillimisht turin e dytë, e pastaj të synojmë edhe më tepër".
Dinamo udhëtoi sot rreth orës 09:00, drejt Moldavisë për të zhvilluar ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Kampionëve. Blutë kampionë të Shqipërisë janë të ndërgjegjshëm për nivelin e lartë të sfidës europiane.
Ndërkohë që veç duelit mes klubeve, Sherif - Dinamo është edhe çështje flamuri. Në të kaluarën kombëtarja shqiptare dhe ajo moldave janë ndeshur midis tyre. Në të dyja sfidat nën drejtimin e trajnerit Neptun Bajko, kuqezinjtë kanë fituar me meritë./s.s./