Sport-Profil/ Sherif Tiraspol, Kampionia "Shumëkombëshe" E Moldavisë
TIRANË, 13 Korrik /ATSH - Gjergji Mima/ - Sherif Tiraspool, kundërshtarja e Dinamos në sfidën e nesërme për turin e dytë të Champions League, është një prej skuadrave më të njohura në Moldavi. Merr pjesë rregullisht në Ligën e Kampioneve nga edicioni 2001-2002, ku vazhdimisht ka kaluar turin e parë.
Tani pas titullit të dhjetë rresht dhe fitimit të Kupës për herë të gjashtë që nga viti 2000, Sheriff është gati për një tjetër aventurë. Ata do ta fillojnë atë pikërisht kundër Dinamos, kampiones së Shqipërise, në raundin e dyte të Champions League.
Në edicionin e fundit të Ligës së Kampioneve, Sherif Tiraspol kaloi në turin e dyte finlandezët e Inter Turkut, në të tretin eliminoi Sllavian e Pragës dhe në play-off u eliminua nga Olimpiakosi i Pireut, kundërshtarit aktual të Besës në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës.
Sherif Tiraspol ka një skuadër të përzierë, ku përveç futbollistëve moldavë, bëjnë pjesë serbë, gjeorgjianë, rusë, rumunë, ukrainas, malazezë, afrikanë nga Burkina Faso, bullgarë, madje edhe një brazilian.
Në aventurën e fundit në Europë, në Ligën e Europës, Dinamo u eliminua në turin e parë eliminator të Ligës së Europës nga finlandezët e FC Lahti (humbi 4-1 në Finlandë, fitoi 2-0 në Tiranë).
Dinamo ka kaluar për herë të fundit një tur në Ligën e Kampioneve në sezonin 2002-2003. Dinamo fitoi në transfertë 2-3 me FK Kaunas në Lituani (17 korrik 2002: golat Ahmataj 55', Pisha 56', Qorri 76' )dhe barazoi 0-0 në Tiranë (24.07.2002). Në turin e dytë Dinamo u eliminua nga Brondby e Danimarkës (dy humbje 0-1, 0-4).
FC Sheriff (Moldavi)
Emri i plotë: Fotbal Club Sheriff
Themeluar: 1997
Stadiumi: "Ground Sheriff Stadium", Tiraspol, Transnistria (Moldova)
Kapaciteti: 14.300 vende
President: Victor Gusan
Trajner: Andrei Sosnitski
Sezoni 2009-2010: Vendi i 1-rë.
/s.s./