English

Super-aksioni kundër Ndranghetas, policia italiane arreston mbi 300 persona

Romë, 13 Korrik, NOA – Një super-aksion i vërtetë ka qenë ai i ndërmarrë sot nga karabinierët dhe forcat e policisë italiane kundër Ndranghetas, konkluduar me mbi 300 persona të arrestuar në pjesë të ndryshme të Italisë për kundërvajtje të ndryshme.

Sipas agjencive italiane, në këtë operacion i cili u krye gjatë orëve të hershme të këtij mëngjesi, policia ka angazhuar mbi 3.000 trupa policore, ndërsa bëhet me dijeni se urdhër-arrestet janë duke u ekzekutuar në Kalabri dhe në zona të ndryshme të Italisë veriore.

Akuzat e ngritura ndaj tyre janë për pjesëmarrje në shoqata të tipit mafioz, trafikimit të armëve dhe drogës,, si edhe për vrasje, grabitje etj.

Ndërkaq, policia ka realizuar edhe sekuestrimin e pronës së luajtshme dhe të paluajtshme për dhjetëra miliona euro të shumë prej të arrestuarve. n.e/NOA

KOMENTE