English

Tepelene: Vetevritet Aksidentalisht Me Cifte Nje 12-Vjecar

TEPELENE, 13 Korrik/ATSH-Telnis Skuqi/. - Nje 12- vjeçar eshte vetevrarë aksidentalisht me arme zjarri (çifte) pasditen e sotme ne fshatin Dhemblan, rreth 30 km larg Tepelenes. Burime nga Komisariati i Policise bene te ditur per ATSH-ne se "ngjarja e rende ndodhi kur 12-vjeçari O.L., pasi e kishte marre armen fshehurazi ne shtepi nga i ati, teksa luante me te, ajo ka shkrehur, duke e goditur ate ne trup". Te njejtat burime thane se policia pas kryerjes se hetimeve te para, beri te ditur se ngjarja tragjike ishte aksidentale. Ky eshte rasti i pare ne jug te vendit qe nje femije vetevritet me arme zjarri. /a.ke/
KOMENTE