Tiranë, Bie Nga Kati I Pestë, Humb Jetën Punëtori I Ashensorit
TIRANË, 13 Korrik/ATSH-M.Shkurta/. - Një 50 vjeçar nga Tirana, ka humbur jetën mëngjesin e ditës së martë, pasi ka rënë nga kati i pestë i një pallati .
Burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit konfirmuan sot për ATSH-në se, ngjarja ka ndodhur në një pallat rrëzë malit të Dajtit, ku mendohet se shtetasi Roland Kuqe, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, ku punonte si mirëmbajtës ashensori.
Policia e ndodhur në vendngjarje, ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
/f.n/