English

Tiranë, Vetëvritet Me Armë Gjahu Një 53 Vjeçare

TIRANË, 13 Korrik /ATSH / - Një 53 vjeçare nga Tirana është vetëvrarë sot paradite me një armë gjahu, të cilën e mbante me leje bashkëshorti i saj. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit, bënë të ditur për ATSH-në se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.45, në rrugën "Todi Shkurti", në Tiranë, në banesën e shtetases Luljeta Koldashi. Nga hetimet e kryera në vendngjarje, rezultoi se shtetësja Koldashi ka qëlluar veten me armën e gjahut të bashkëshortit të saj. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e gjahut, një gëzhojë me kapsollë të plasur, si dhe tre copa metalike të deformuara, të cilat i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./m.sh/
KOMENTE