Tiranë, 13 Korrik, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi pati sot një komunikim zyrtar me Mbretin e Spanjës, Huan Karlos, gjatë të cilit e vlerësoi ndihmesën dhe mbështetjen e çmuar e të vazhdueshme spanjolle për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu gjatë këtij komunikimi, presidenti Topi e ftoi madhërinë e Tij së bashku me mbretëreshën Sofia që të zhvillojnë një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Madhëria e Tij, Huan Karlosi e pranoi me shumë kënaqësi ftesën për vizitë, e cila do të realizohet në një të ardhme jo shumë të largët.
“Jam i bindur që kjo vizitë në vendin tuaj të bukur do të jetë një mundësi e mirë për të forcuar akoma edhe më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera dhe lidhjet e ngushta të miqësisë që bashkojnë dy popujt tanë, ashtu si edhe për të përparuar në rrugën që Shqipëria ka ndërmarrë drejt Evropës, rrugë të cilën, siç e dini, Spanja e mbështet plotësisht”, u shpreh mbreti i Spanjës, Huan Karlosi.
n.e/NOA