English

Topi Ngushëllon Familjarët E Mjekut Të Njohur Arqile Boti

TIRANË, 13 Korrik/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shprehu sot ngushëllimet familjes Boti për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur popullor e të përkushtuar në profesionin e tij, Arqile Boti, pas një sëmundjeje të gjatë e të pashërueshme. "Puna e tij e palodhur dhjetëravjeçare, kontributi në fushën e mjekësisë alternative dhe atë moderne, humanizmi dhe arritjet e tij mjekësore e shkencore, do të mbeten të pashlyeshme në kujtesën tonë dhe të të gjithë njerëzve që patën rastin ta njohin nga afër dhe të ndiejnë përkujdesjen e ndihmesën e pashembullt të Doktor Arqilesë", thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Topi. Mjeku popullor Arqile Boti u nda dje nga jeta në moshën 71-vjeçare. Ai u bë i njohur në vend për praktikimin e mjekësisë alternative./a.s/s.s./
KOMENTE