English

Trichet: Investuesit Të Mos E Nënvlerësojnë Eurozonën

ROMË, 13 korrik /ATSH-ANSA/ - Investuesit nuk duhet të nënvlerësojnë ekonominë e Eurozonës, deklaroi sot presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Jean Claude Trichet, në një intervistë për të përditshmen "Liberation", publikuar në faqen e internetit të BQE-së. "Shohim tendencën se disa investues dhe subjekte aktive në treg po e nënvlerësojnë aftësinë e Evropës për të marrë vendime guximtare. Në mbrojtje të tyre do të thoja se struktura institucionale e Evropës është shumë e ndryshme nga ajo me të cilën ata janë mësuar, veçanërisht në anën tjetër të Atlantikut. Proceset vendimtare nuk janë të njëjtat. Megjithatë, do të ishte gabim të nënvlerësohej Evropa përgjithësisht, dhe zona euro në veçanti", deklaroi Trichet. Trichet theksoi sërish se politika monetare e BQE-së "është e përshtatshme". /e.v/
KOMENTE