English

Vlorë: Mot I Qëndrueshëm, Temperaturat Në Rritje

VLORË, 13 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Kushtet meteorologjike në gjirin detar të Vlorës gjatë ditës së sotme do të jenë vazhdim i atyre të ditëve të fundit. Moti parashikohet të jetë i kthjellët, ndërsa vlerat e temperaturave do të shënojnë një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë. Po ashtu, duke shfrytëzuar kushtet e përshtatshme të lundrimit, mbi 20 peshkarexha dalin çdo ditë për gjueti brenda dhe jashtë hapësirës detare të gjirit të Vlorës, deri në një distancë prej 5 miljesh në perëndim të ishullit të Sazanit. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 31-33 gradë celsius dhe ato minimale në 19-21 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. Dy tragetet e linjës detare Vlorë-Brindisi do të lundrojnë sot drejt portit italian në orët e mesditës. /s.s./
KOMENTE