English

Zvicër, kapet një piton katër metër e gjysmë

Zvicër, 13 Korrik 2010 NOA - Një gjarpër piton, i gjatë 4 metër e gjysmë është gjetur në mëngjesin e sotëm në një pulari të Fullinsdorf, lokalitetit të Zvicrës veri-perëndimore.

Kishte ngrënë një pulë dhe po bëhej gati për viktimën e dytë pasi kishte arritur ta mbërthente.

Sapo u vuri re këtë surprizë të çuditshme, pronari i pularisë, njoftoi menjëherë policinë të cilët në ndihmë i sollën një specialist në këtë fushë.

Zvarraniku, i cili peshonte 19 kilogramë, është kapur pa asnjë problem nga mjeshtri dhe më pas u bë e ditur nga autoritetet se gjarpri gjigant ishte “arratisur” nga një shtëpi aty pranë.

r.b/NOA

KOMENTE