English

14 Korrik; Festa Kombetare E Francës

TIRANE, 14 Korrik/ATSH/. - Data 14 Korrik qe shënon festën kombëtare të Francës, simbolizon triumfin e Revolucionit Francez mbi monarkinë dhe lidhet me marrjen e kështjellës së Bastijes. Kjo ditë e shënuar për popullin francez, u vendos të përkujtohet në vitin 1880. Në mesin e shekullit të XVIII-të, iluminizmi e kishte bërë Francën qendër botërore të veprimtarisë intelektuale, por kishte vënë gjithashtu në pikëpyetje bazat politike dhe shoqërore të monarkisë franceze. Borgjezia gjithnjë e më e pasur dhe politikisht aktive ishte zemëruar me kufizimet që i bëheshin asaj nga një rend arkaik social-ekonomik. Nën Luigjin XVI-të Franca mbështeti kolonitë amerikane në Luftën Revolucionare, duke shkaktuar një borxh të madh shtetëror në këtë proces. Krahas ekstravagancës së pakufizuar të oborrit mbretëror dhe aristokracisë, varfëria u rrit për fshatarët dhe klasën punëtore qytetare, ndërkohë që borgjezia kërkonte më shumë pjesëmarrje në qeverisje. E gjithë kjo çoi në pushtimin e Bastijes në 14 Korrik 1879. Parlamenti që njihej me emrin "Etats Generaux", i cili përbëhej nga përfaqësues të klerit, fisnikërisë dhe borgjezisë, mori nën kontroll vendin. Udhëheqesit revolucionarë e lejuan fillimisht Luigjin XIV-të të qëndronte në fron në një monarki të kufizuar, por me pas mbreti dhe Marie Antoinette u gjykuan për tradhëti dhe u ekzekutuan në vitin 1793. Mijëra vetë vdiqën gjatë sundimit të Terrorit, i cili vazhdoi deri në korrik të vitit 1794 dhe përfundoi me ekzekutimin e arkitektëve të tij kryesore, udhëheqësve revolucionarë August Robespierre dhe Georges D'Anton. Direktoria (1795-1799) e përbërë nga pese krerët e çdo pjese të qeverisë nuk mundi të ruajë rendin dhe pësoi disfata ushtarake. Në nëntor të vitit 1799, Direktoria u përmbys nga konsullati me Napoleon Bonopartin të emëruar si konsull i parë. Napoleoni e shpalli veten Perandor të Francës në vitin 1804, duke i dhënë fund Revolucionit Francez. Data 14 korrik 1789 festohet me entuziazëm të madh nga francezët, të cilët organizojnë që në datën 13 korrik spektakle dhe ballo popullore, duke vazhduar në datë 14 korrik me paradën ushtarake tradicionale në prani të Presidentit të Republikës. /e.gj/f.n/
KOMENTE