English

Afganistan - Nato: Pesë Ushtarë Humbën Jetën Nga Dy Sulme Rebele

KABOUL, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Pesë ushtarë të forcave ndërkombëtare të NATO-s mbetën të vdekur sot nga dy sulme rebele, në një rajon jugor të Afganistanit, bastion i rebelëve talebanë, njoftoi komanda e ISAF, ndërkohë që humbjet në radhët e trupave ushtarake të huaja shtonte ndjeshëm. "Katër ushtarë të ISAF mbetën të vdekur nga shpërthimi i bombe artizanale dhe një i pestë humbi jetën nga një sulm i armatosur në jug të Afganistanit", deklaroi komanda e forcave të NATO-s. ISAF, që ka në përbërjen e saj ushtarë nga 47 vende, nuk bëri publike kombësitë e ushtarëve, duke ua lënë si zakonisht këtë në dorë vendeve të tyre. Pjesa më e madhe e trupave të huaja të dislokuara në jug të vendit, rajon i origjinës së talebanëve dhe vend ku rebelimi i tyre është më aktiv, janë amerikanë, britanikë, kanadezë dhe holandezë./ /i.p/
KOMENTE