English

Bode: Kriza, qeveria nuk do t’i rrisë taksat

Tiranë, 14 Korrik, NOA Update – “Qeveria kontribuoi me sukses për ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik, duke hequr dorë nga një pjesë e mirë e shpenzimeve të saj dhe nuk bëhet fjalë që ajo të rrisë taksat në të ardhmen”.

Kështu ka deklaruar ministri i Financave, Ridvan Bode, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ekziston risku i masave ekstreme për të shmangur krizën ekonomike, siç është rritja e taksave, pas asaj që u ndërmor mbi uljen e shpenzimeve buxhetore.

Bode e justifikoi këtë masë të marrë, duke thënë se për këtë politike të re të qeverisë, u mor edhe rekomandimi i Bankës së Shqipërisë.

Ndërsa në lidhje me kontributin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në këshillimin mbi efektet e krizës, ministri Bode tha se ky institucion financiar ka luajtur rol të rëndësishëm në stabilitetin ekonomik të vendit.

“Ne do vazhdojmë bashkëpunimin me FMN për të përfituar maksimalisht në të mirë të ekonomisë së vendit”, vijoi ai.

Duke përfunduar, se qeveria është duke ndjekur politikat e duhura për të shmangur efektet e krizës globale dhe se nuk do të ketë masa ndëshkuese ndaj qytetarëve.

n.e/NOA

KOMENTE