English

Britani E Madhe - Në Rënie Papunësia Dhe Kërkesat Për Ndihmë Sociale

ROMË, 14 korrik /ATSH-ANSA/ - Në rënie të ndjeshme papunësia në Britaninë e Madhe dhe kërkesat për ndihmë nga shteti kanë rënë në nivelin më të ulët që prej një viti. Niveli i papunësisë deri në 30 maj u reduktua në 7.8 për qind nga 7.9 për qind që ishte më parë, barabartë me 2.47 milionë të papunë, ndërsa kërkesat për ndihmë sociale në muajin qershor u reduktuan me 20800, sipas të dhënave të Institutit kombëtar të statistikave, cituar nga agjencia Bloomberg. /e.v/
KOMENTE