English

Bujqësia, Biznes Që Kap Tregun Nëpërmjet Cilësisë Së Prodhimeve

POGRADEC, 14 korrik/ATSH- Behar Fejzulla/. - Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, tha sot në një takim me fermerë të komunës së Buçimasit, në rrethin e Pogradecit, se "bujqësia, sot po kap tregun nëpërmjet cilësisë së prodhimeve". Ruli vuri në dukje se "Qeveria shqiptare për vitin 2010 ka mbështetur me më shumë se 10 milion dollarë grande bujqësinë dhe në të ardhmen mbështetja do të rritet, por vlen të theksohet se vetë biznesi privat në bujqësi është orientuar drejt dhe po prodhon sipas kërkesave të tregut dhe kjo është intiligjencë e biznesit". Gjatë takimeve që zhvilloi në komunat e Buçimasit dhe të Çërravës, ministri Ruli u njoh me fermat që prodhojnë fidana të çertefikuara mollësh, kumbullash, qershish dhe rrushi, të cilat furnizojnë tregun e Rajonit të Korçës dhe eksportojnë edhe në vendet fqinje. Vetëm gjatë vitit 2010 në këto dy komuna u prodhuan 800 mijë fidana të çertefikuara molle, kumbulle dhe qershie dhe mbi 1 milion fidana rrushi. Për vitin 2010, për rrethet Pogradec, Korçë dhe Devoll, qeveria shqiptare ka dhënë 2 miliard lekë grande, nga të cilat kanë përfituar 4200 fermerë për mbjelljen e 200 ha pemtore dhe mbarështimin e 170 mijë bagëtive të imëta dhe mbi 15 mijë krerëve lopë./s.s./
KOMENTE