Bullgari - Ish-Kryeministri Stanishev Akuzohet Për Zhdukje Dokumentesh Të Rëndësishme
E
SOFJE, 14 korrik /ATSH-MIA/ - Prokuroria bullgare sot ngriti akuzë kundër
ish-kryeministrit bullgar, Sergei Stanishev për zhdukje të shtatë raporteve të besueshme gjatë
mandatit të tij.
"Zyra e Prokurorisë në Sofje ngriti akuzë kundër Sergei Stanishevit për shkak të zhdukjes së shtatë dokumenteve", thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Në të shtohet se nga dokumentet e zhdukura, tre janë përgatitur nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë, dy nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga një nga Ministria e Mbrojtjes dhe NATO-ja.
Prokuroria refuzoi të bëjë të ditur se çfarë mendon se ka ndodhur me dokumentet e zhdukura si dhe të zbulojë më shumë hollësi për përmbajtjen e tyre, që paraqet sekret shtetëror.
Stanishev, i cili ishte kryeministër i Bullgarisë gjatë viteve 2005-10, ndërsa tani është lider i Partisë Socialiste në opozitë, i përshkruajti akuzat si politikisht të motivuara.
"Nuk ka dyshim se organet hetimore dhe prokuroria punojnë nën presionin e pushtetit ekzekutiv. Ata zbatojnë urdhërat e tyre politike", deklaroi Stanishev.
Kryeministri Bojko Borisov, i cili pasoi Stanishevin, deklaroi se dokumentet e zhdukura përmbajnë hollësi për krimin dhe korrupsionin në vend.
Borisov deklaroi tetorin e kaluar se të paktën nëntë raporte të besueshme për krimin, korrupsionin, kontrabandën dhe përforcimin e ndikimit energjetik të Rusisë janë zhdukur nga zyrat e qeverisë gjatë mandatit të paraardhësit të tij.
Nëse gjykata konfirmon akuzën, Stanishev do të dënohet me dy vjet burg ose me gjobë./
a.jor.