Tiranë, 14 Korrik, NOA – Avokatura e Shtetit është një institucion kyç për t’u garantuar të gjithë qytetarëve cilësinë juridike të veprimeve të shtetit, duke evituar në shumë raste dërgimin e çështjes deri në gjyq dhe ta mbrojë atë me efikasitet kur kjo gjë të ndodhë. Për të realizuar këtë qëllim, ministria e Drejtësisë ka synuar që të rrisë cilësinë e stafit jurdik të Avokaturës së Shtetit.
Ky fakt është pohuar sot gjatë ceremonisë së dhënies së titullit për 13 Avokatë Shteti, e cila përkon me fazën e fundit të projektit spanjoll AECID me Avokaturën e Shtetit,
në sajë të memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë dhe Agjencisë Spanjolle për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim, firmosur dy vjet më parë.
Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani e cilësoi këtë moment si një investim mjaft i rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të trupës së Avokaturës së Shtetit. Sipas tij, rekrutimi i avokatëve të rinj do të sjellë forcimin e mëtejshëm në kapacitetet e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për shtetin ligjor.
n.e/NOA