English

Destinacioni ishte në Sidney, por përfunduan në Kanada

Kanada, 14 korrik 2010 NOA - Ëndërronin plazhet e Sidneit australian dhe bëhet fjalë për një çift turistësh italianë të cilët ndryshe nga ç’mund të kishin planifikuar përfunduan në një qytet të vogël në Kanada.

Gjithçka erdhi si rrjedhojë e një gabimi të agjencisë italiane të udhëtimit, ku si pasojë Valerio Torresi (26 vjeç) dhe Serena Tavoloni (25 vjeç), përfunduan në një ishull kanadez në gjirin Breton, të Nju Scotia, një qytet i përbërë nga 100 mijë banorë, tashmë e mësuar me gabimet e këtij lloji në lidhje me turistët që i vizitojnë.

Momentalisht është bërë e ditur se agjencia është duke marrë masa për rezervime të reja ku çifti do të shkojë në destinacionin që kishte dashur.

r.b/NOA

KOMENTE