English

Donte leje qarkullimi për eskavatorin, i rezultoi i vjedhur në Rumani

Durrës, 14 Korrik, NOA – Ndërsa kërkonte të pajisej me një leje qarkullimi për eskavatorin e firmës ku punonte, ai i rezultoi si i vjedhur në Rumani në datën 14 prill të vitit të kaluar.

Ngjarja bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave, ka qenë 41-vjeçari me inicialet I.P, lindur e banues në Maminas ai që është paraqitur në sportelin e dhënies së lejeve provizore të qarkullimit për praktikën e zhdoganimit, të mjetit eskavator me goma tip JCB3CX, me targa AFE852.

Ky eskavator i regjistruar në emër të shoqërisë ELI shpk, figuronte në fakt si i regjistruar në emër të tij dhe nga verifikimi që punonjësit e policisë së portit kanë bërë në bazën e të dhënave, rezultoi se ai është vjedhur në Rumani vitin e kaluar.

Menjëherë u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i mjetit dhe dokumentacionit të tij, ndërsa materialet për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorike, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE