Ekon - Regling: Fondi Emergjent I Zonës Euro Operativ Në Fund Të Muajit
LONDËR, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Fondi e emergjencës për zonën euro, që ka në dispozicion një shumë prej 440 miliardë euro, do të jetë operativ në fund të muajit dhe gjithshka është realizuar në mënyrë që të ketë një vlerësim maksimal nga agjencitë e mbikëqyrjes ekonomike, njoftoi sot drejtori i fondit gjatë një interviste për ''Financial Times''.
"Do të jemi të gatshëm të veprojmë në momentin që politika do të na japë direktivat", u shpreh Klaus Regling, drejtori i përgjithshëm i Fondit Evropian të Stabilitetit Financiar.
Ai deklaroi se ishin ndërmarrë disa masa për të garantuar që fondi do të merrte një vlerësim apo notë AAA, ndryshe shprehur më të mirën të mundshme, nga ana e agjencive të vëzhgimit dhe kontrollit financiar, sepse është pajisur me një rezervë numerike dhe vendet anëtare duhet të pranojnë të paguajnë deri në 20 më tepër se kontributi për të cilin ato janë angazhuar.
"Kam besim se do të arrijmë të marrim këtë vlerësim maksimal, ndoshta në gusht", u shpreh Regling.
Qeveritë e vendeve të zonës euro kanë vendosur të krijojnë këtë fond në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMI) në muajin maj, me qëllim qetësimin e tregjeve të trazuara nga kriza financiare në Greqi.
/i.p/