English

Forumi i Mesdheut: Shqipëria, vendi më i përshtatshëm për investitorët e huaj

Milano, 14 Korrik, NOA – Ritmet e larta të zhvillimt të Shqipërisë u vlerësuan me nota të larta në Forumin Ekonomik dhe Financiar të Mesdheut, i cili u zhvillua në Milano të Italisë.

Ky ka qenë një aktivitet ku u shqyrtuan zhvillimet ekonomike të vendeve të Mesdheut, i organizuar nga kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, me të pranishëm ministrat e Transportit dhe Ekonomisë të rajonit si dhe investitorë të shumtë.

Gjatë fjalimeve të të pranishmëve, Shqipëria u vlerësua si një vend i përshtatshëm për investime në sajë të parametrave të qëndrueshëm makro-ekonomikë, reformave për lehtësimin e kushteve të biznesit, luftës kundër korrupsionit, investimeve të mëdha në infrastrukturë si dhe rritjes së investimeve të huaja.

Nga ana e tij, ministri Olldashi gjatë fjalës së tij i ftoi investitorët e huaj që jo vetëm të investojnë në Shqipëri, por edhe ta vizitojnë atë si një vend i sigurt dhe me shumë lehtësira procedurale në këtë drejtim.

n.e/NOA

KOMENTE