English

Francë - Paradë E 13 Shteteve Afrikane Me Rastin E 50 Vjetorit Të Pavarësisë

PARIS, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Trupat e trembëdhjetë vendeve të Afrikës frankofone nisën paradën ushtarake në orët a para të paradites së sotme, në Paris, në përkujtim të 50 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së tyre, me rastin e paradës tradicionale të Festës Kombëtare të 14 korrikut. Nën qiellin me re, trupat ushtarake marshuan në bulevardin Shamz-Elize para një turme të madhe njerëzish të mbledhur në trotuare dhe para tribunës zyrtare, ku ndodhej presidenti Nicolas Sarkozy dhe krerët e shteteve afrikane, të ftuar nderi në ceremoni. Në tribunë, Sarkozy qëndronte pranë presidentit të Kamerunit dhe të Burkinës, Paul Biya dhe Blaise Compaore, në krah të tij ndodhej bashkëshortja Carla dhe në krah të saj Zonja e Parë e Kamerunit, Chantal Biya. Parada ajrore, e drejtuar nga avionët ''Alpha Jet'' të Patrullës Franceze hapi ceremoninë. Në një njësit të veçantë rreth 13 ushtarë, simbol i 13 vendeve afrikane, nisën të marshonin ''nëpër shëtitoren më të bukur të botës'' në rendin alfabetik që kryesohej nga Benini ndiqej nga Burkina Faso, Kameruni, Afrika Qendrore, Kongo, Gaboni, Madagaskar, Mali, Mauritania, Nigeria, Senegal, Çad dhe mbyllej nga Togo./ /i.p/
KOMENTE