English

Greqi - Qendrat Arkeologjike Mund Të Mbyllen Sërish Për Shkak Të Grevave

ATHINË, 14 korrik /ATSH-ANSA/ - Akropoli dhe qendra të tjera arkeologjike në Greqi mund të mbyllen sërish nesër për shkak të grevës kombëtare të sindikatës së sektorit publik, deklaruan për ANSA burime të sindikatës që përfshin edhe rojet e zonave arkeologjike. Sipas burimeve, punonjësit e Ministrisë së Kulturës, që kanë kompetenca në zonat arkeologjike, nesër do të futen në grevë, "por i përket punonjësve të vendosin nëse do t'i mbyllin qendrat historike apo jo". Dje një grevë e pjesshme e punonjësve të Ministrisë së Kulturës solli në mbylljen e Akropolit dhe disa qendrave të tjera arkeologjike në vend për katër orë radhazi, duke shkaktuar protesta të forta në radhët e forcave politike dhe të operatorëve turistikë të cilët shqetësohen për ndikimin grevave në këtë sektor, që tashmë është goditur fortë nga kriza. /e.v/
KOMENTE