Hagë - Gjnd Jep Mendimin Konsultativ Për Pavarësinë E Kosovës
HAGË, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) njoftoi sot se do të japë më 22 korrik mendimin e saj konsultativ mbi ligjshmërinë e Deklaratës së Pavarësinë së Kosovës.
"Një seancë publike do të zhvillohet në Pallatin e Paqes, në Hagë gjatë të cilit presidenti i Gjykatës, Hisashi Owada do të japë mendimin konsultativ'', deklaroi GJND në një komunikatë.
Serbia, Kosova dhe 29 shtete duke përfshirë SHBA-në dhe Rusinë morën pjesë më 11 dhjetor 2009 në një seancë dëgjimore para GJND-së ngritur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me kërkesë të Serbisë./
/ec/ a.jor.