English

Itali - Një Anëtar I Qeverisë Berlusconi Akuzuar Për Bashkëpunim Me Mafian Jep Dorëheqjen

ROMË, 14 korrik /ATSH-AF/ - Një anëtar i qeverisë Berlusconi, Nicola Consentino, kundër të cilit u lëshua një mandat arresti për bashkëpunim me mafian dha dorëheqjen nga posti i tij, njoftoi media italiane. Cosentino, nën-sekretar i Shtetit për Ekonominë dhe Financat kishte paraqitur dorëheqjen e tij që në muajin shkurt, por kreministri Silvio Berlusconi e kishte refuzuar. Cosentino, i cili deri në fund të vitit 2009, kishte figurën e kandidatit potencial të drejtimit të rajonit të Napolit u akuzua se kishte ndihmuar që prej viteve 90 mafian napolitane, ''Camorra''. Emri i tij është përmendur në hetime për çështje korrupsioni në kuadër të tregut energjitik./ /ec/ a.jor.
KOMENTE